Posts

Afbeelding
  HAPAT PËR PAQE ME PERËNDINË HAPI 1: QËLLIMI I PERËNDISË: PAQE DHE JETË Perëndia ju do dhe dëshiron që ju të përjetoni paqe dhe jetë me bollëk për gjithë përjetësinë. Bibla thotë: “Prandaj, të justifikuar me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht” Romakëve 5:1 “Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” Gjoni 3:16 PSE SHUMICA E NJERËZVE NUK E PËRJETOJNË PAQEN DHE JETËN ME BOLLËK QË PERËNDIA NA KA SIGURUAR? HAPI 2: PROBLEMI: MËKATI SJELL NDARJE Perëndia na krijoi sipas shëmbëlltyrës së Tij për të pasur një jetë me bollëk. Ai nuk krijoi robotë që do ta donin dhe do t'i bindeshin automatikisht. Perëndia na dha një vullnet dhe liri zgjedhjeje. Ne zgjodhëm të mos i bindemi Perëndisë dhe të shkojmë në rrugën tonë. Ne ende bëjmë këtë zgjedhje sot. Kjo rezulton në një ndarje midis nesh dhe Perëndisë. Bibla thotë: “Sepse të gjithë kanë mëkatuar d...